“Zëri i tyre duhet dëgjuar” Deputeti del në takim me demokratët në degën 7 në Tiranë


Deputeti i PD Lefter Gështenja ka mbledhur në një takim demokratët e degës nr 7 në Tiranë për të nënvizuar nevojën për një bashkim të sinqertë.

Mes demokratëve në Degën 7, folëm mbi nevojën urgjente të bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjithë flasin për bashkim, por askush nuk zbret në terren të dëgjojë realisht zërin e demokratëve.

Shumë shpejt vijnë zgjedhjet lokale dhe nëse vazhdohet kështu përfituesi më i madh është Edi Rama. Situata në Partinë Demokratike ka vetëm një zgjidhje, një proces gjithëpërfshirës i bazuar në votë dhe meritokraci!