Ukraina në luftë, por martesat janë 3-fishuar krahasuar me një vit më parë


Ndonëse në luftë prej afro 5 muaj, ukrainasit nuk i kanë ndalur martesat. Vetëm në Kiev, janë kryer  9,120 martesa më shumë se tetëfish në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore në 1942, kishte 1.8 milionë dasma në SHBA – një rritje prej 83% në krahasim me dekadën e mëparshme.

Çiftet ukrainase po përfitojnë gjithashtu nga një thjeshtim i burokracisë rreth martesave që u lejon atyre të martohen aty për aty në vend që të regjistrohen më parë.

“Të martohesh gjatë luftës është hapi më i guximshëm dhe më i vështirë që mund të bësh, sepse kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Vitaliy, 25 vjeç, përpara dasmës së tij me Anastasiya 22-vjeçare