Tragjedia në Himarë, Gledis Nano “zbarkon në terren” merr vendimin drastik


Tragjedia në Himarë trondit jo pak opinionin publik, ndërsa solli reagime të forta shoqëruar edhe me protesta.

Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Vetë drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.