Ruajtja e sigurisë në bregdet/ Forca policore në Lalëz


Një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre ditëve padyshim që ka qenë vdekja e një vazje 7-vjeçare në plazhin e Himarës. Ajo u përplas për vdekje në breg të detit nga skafi i fuqishëm që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Kjo ngjarje ka shkaktuar jo pak lëvizje në policinë e shtetit e cila duket se së fundmi, ka mobilizuar forcat në terren për të mbikqyrur plazhet në vend.

Ditën e sotme, pranë redaksisë së Fast News Albania, kanë mbërritur disa foto ku tregohet se ka forca policore në Lalëz për të siguruar ruajtjen e bregedetit.