Pak orë para nisjes së “Sunny Hill”, Dua Lipa mbërrin në Prishtinë


24 orë para nisjes së “Sunny Hill Festival”, tashmë shumë artistë kanë mbërritur në Prishtinë, mes tyre edhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa.

Sipas mediave kosovare, ylli shqiptar me famë botërore, e cila do të bëjë hapjen e festivalit, ka arritur në kryeqytetin e Kosovës këtë pasdite.

Telegrafi raporton se nesër (e enjte) Dua Lipa gjithashtu do të mbaj një konferencë për media.

Ndërkohë edhe J Balvin është konfrimuar që po të performojë në Prishtinë. Ylli i muzikës botërore pak para mbërritjes, ka realizuar një video-mesazh për fansat. Këngëtari kolumbian ka paralajmëruar performancën e tij më 5 gusht në festival, duke u shprehur ndër të tjera se nuk e keni idenë çfarë ju pret.
“Hey Prishtina, unë jam JBalvin. Shihemi së shprejti në Sunny Hill Festival. Do të kënaqemi pafund. Nuk e keni idenë çfarë ju pret,”-thotë këngëtari në një video postuar në faqen zyrtare të festivalit.

Përveç J Balvin në këtë festival do të performojnë edhe Dua Lipa, Skepta, Diplo, Azet e shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Kujtojmë që Sunny Hill Festivali do të mbahet në Parkun e Gërmisë, nga nesër data 4 gusht deri më 7 gusht.panorama