Gjimnazistët e Shkodrës nisin peticionin: Kërkojmë orientim për shkollën e lartë


Në shkollat e mesme të vendoset “mentori i këshillimit të karrierës”, si një person i informuar mbi kërkesat e tregut të punës dhe i aftë të bëjë vlerësimin e aftësive të nxënësve”.

Kjo është një prej kërkesave të peticionit, drejtuar Kuvendit nga nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, për shkak të mungesës së një sistemi për orientimin dhe këshillimin e karrierës në shkollat e mesme. Ndërkohë që, gjatë hartimit të peticionit, nxënësit janë asistuar ligjërisht nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Peticioni i të rinjve do të depozitohet në Kuvend në muajin shtator, ndërsa do të monitorohet nga KSHH, që më herët ka konstatuar mungesë përgjigjesh nga ana e institucionit më të lartë legjislativ në vend.