E rëndë/ Familja me 4 anëtarë shuhet në aksidentin e Rrogozhinës, trupat ngecin brenda makinës


Aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë.

Si fillim u raportua për dy viktima nga përplasja e fuqishme, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, mësohet se bëhet fjalë për katër.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.

Kërkohet ndërhyjë me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.