Bregdeti i skuqur dhe i nxirë


Opinion nga Agron Haxhimali, ekspert për Qeverisjen Vendore

Asnjë reformë nuk i jep rezultat.
Rama sapo erdhi në pushtet propagandoj disa “reforma’ të cila do të ndryshonin shqipërine dhe shqiptarët dhe imazhin e saj.

Ai kultivoj dhe po kulltivon fuqishëm propagandë se çdo gjë që bën është më e mira se kurrë, është mē e mirë se në çdo vendë tj etj etj etj. të pa vërteta.
Investohet shumë që të zē vendë propaganda mbi “arritjet” spektakolare, brënda dhe jashtë.

Njëra nga ndërmarjet reformuese ishte marja e kontrollit të vijës bregdetare për plazhet me arsyetimin se njësitë e pushtetit vendorë ishin të paafta të menaxhonin,mirëmbanin dhe kujdeseshin me sherbimet e domosdoshme që pushuesit vendas dhe turistet të ishin të sigurt, të shërbyer me standarte, se vija bregdetare dhe stacionet e plazheve do dukeshin bukur me çadrat me ngjyrat( çeshtje fiksimi) dhe turizmi në vijen bregdetare do të ishte utilitarë.

Këtë “shitje” në ankandind publik unë se besova, bindje dhe njohuritë e mia i percolla në media të shkruare dhe vizive.

Qëllimi im nuk ishte dhe ska qenë kurrë ndonjë mani që të kundërshtojë kryministrin vetem pse e ndermori ai këtë politikë të marrjes së kompetancave pushtetit vendor dhe kapje e vullnetëshme nga pushteti qëndrorë.

Por kuptova që në prapavi ishte dëshira për të kontrolluar dhe centralizuar çdo gjë.

Bindja që i ka ushqyer vetes kryeministri se ai bën çdo gjë mirë dhe më mirë se ai askush si bën.

Por gjërat në këtë drejtim nuk kan shkuar mirë fare. Menaxhimi i integruar i bregdetit është thjeshtë çintegrim.
Realiteti në vijen bregdetare tregon një mungesë koordinimi dhe paqartësish ndërinstitucionale.

Këtë gjë përpiqej, vazhdon edhe sot ta mbulonte sërishtë me propagandë.
Shqipëria epiqendra e turizmit.??

Personazhe qëndrore donin të bindnin opinionin sikur e gjithë bota po vje për pushime verore në bregdetin shqiptarë.Madje edhe oferta martese me vajzat shqiptare, një rrugë e dy punë dhe gallata verore.

Personazhe lokale i dergojnë kryeministrit foto të vijës ranore me shazlonge dhe çadra me ngjyra apo kashte të bëra sapo lindëte dielli, për të parë vijen e “drejte të hekurosjes” të bizneseve private dhe detin vaj nga natyra dhe perendia.

Por kjo estetike dhe imazhet fotografike nuk tregonin asgjë se çfar shërbimi dhe sigurie funksiononte në bregdetet dhe stacionet e plazhit të licensuar nga vete qeveria.
Kjo është Ana tjetër e monedhës së bregdetit.

Ajo tregonte një realitet që nën menazhimin e pushtetit qëndorë ishte skuqur nga konflikte,plagosje dhe përplasje për zaptimin e sipërfaqeve ranore prone publike, prone e çdo shqiptari.
Ngjarje të tilla ka qenë evidente nga fillimi deri në fund të çdo sezoni këto vitet e fundit.

Por ‘skuqja’ e bregdetit nga këto konflikte nuk përbënte leksionin e duhur dhe të domosdoshëm për qeverinë dhe kryeministrin.
Por dramat nuk kan fund në bregdetin tonë dhe historine e turizmin detar verorë.

Vrasjet nga motorrët e ujit gjatë muajve të fundit dhe ai Potamit, jan dëshmia e freskët dhe trinditëse që errësoi dhe e nxiu mendjen dhe shpirtin e çdo shqipri.

Propagandës i doli boja.
Askush më nuk beson dhe do besojë që kështu siç reformohen shërbimet dhe menaxhimet përkatese publike kudo, por vaçanërishtë në turizëm,do presim ditë më të mira.

Ditet më të mira natyrishtë që vijnë, por kur punët bëhen jashtë qëllimit dhe egos për propagandë, jashtë qëllimit për të kontrolluar çdo pushtet dhe shërbim, duke kolektivizuar çdo gjë kur shikon që spo ecen mirë.Ka më shumë se një zhjidhje gjithmonë.

Ditë më të mira presim të gjithë ne, si qytetarë dhe pushues, si shqiptarët ashtu dhe cilido që dëshironë të vijë për turizëm në shqipëri.

Por kjo kërkon politika reale, punë të mira dhe të vërteta, përmirësim dhe forcim të ligjit dhe zbatueshmërisë së tij, forcim të institucioneve qëndrore e vendore dhe bashkëpunim.

Por të gjitha sa më sipër shërohen me siguri vetëm nëse do ketë një frymë tjetër qeverisëse, që do vendosi intersat publike dhe të qytetarëve para interesave të tjera.

Çdo model qeverisës facebooku dhe propagandistike kurdo herë dhe nga cili do të qeverisë , në mëngjes do ti ‘skuqet’ dhe në darkë do ti ‘nxihet’ fytyra.
Por ne nuk meritojmë më as të na ‘’skuqin’ dhe as të na ‘nxijnë’.