Bëri sherr me pronarin në Ksamil, punonjësja i djeg makinën në garazhin e hotelit


Një automjeti në garazhin e një hoteli i është vënë zjarri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes punonjës së hotelit dhe pronarit.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.