Arrestohet e reja në Sarandë, i vuri flakën makinës së pronarëve të hotelit ku punonte!


Ish-punonjësja e një hoteli në Sarandë, e cila i vuri flakën automjetit të pronarëve të subjektit akomodues gjatë paradites së sotme është arrestuar nga policia.

Policia sqaron se qytetarja me iniciale A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë”, thote policia.