Aksidentoi për vd ekje 7-vjeçaren, Arjan Tase mbërrin në ambientet e gjykatës, sot pritet masa e sigurisë


Ish-polici Arjan Tase që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë ka mbërritur në ambientet e gjykatës në Vlorë. Seanca drejtohet nga gjyqtarja, Viola Canaj ndërsa prokurore e çështjes është Eranda Visoci dhe avokat mbrojtës, Aleks Prifti.

Policia e ka referuar ngjarjen e 2 gushtit, ku u përplas për vdekje nga gomonia 7-vjeçaria në Himarë, si vrasje nga pakujdesia ndërsa Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases, duke kërkuar ndryshim akuze në “vrasje me dashje në rrethana indirekte”

Më herët gazetari Igli Çelmeta raportoi se ndaj Tases do të rëndojë akuza e “vrasjes me dashje”, ndërsa fillimisht ai u akuza për “vrasje nga pakujdesia”.