10 mijë paund shpërblim/ Policia e Uellsit: Na ndihmoni të kapim dy vra sësit shqiptarë (Emrat)


Policia në Mbretërinë e Bashkuar kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy shtetasve shqiptar, që dyshohet se janë përfshirë në një vrasje vitin e kaluar.

Në 28 janar 2021, një 23-vjeçar i identifikuar si Tomasz Waga u gjet i vrarë në Cardiff.

Elidon Elezi dhe Artan Palluci janë dy nga pesë personat e dyshuar për vrasjen e të riut.
Policia e Uellsit të Jugut ka publikuar një video ku i bën thirrje drejtpërdrejt komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj për të ndihmuar në gjetjen e të dy burrave, madje ofron deri në 10.000 £ paund shpërblim për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Stuart Wales, nga ekipi i hetimeve të krimit të madh të Policisë së Uellsit të Jugut, thotë trupi i Tomasz Waga, që ishte sulmuar për vdekje u zbulua nga një anëtar i publikut rreth orës 23:30 të enjten e 28 janarit 2021 në Penylan të Cardiff.tch