E rëndë/ Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare aktori i njohur

Big single candle in the center of the photo on dark background. Memory calm glow light closeup. Romantic or RIP darkness template

Aktori veteran Bernard Cribbins, i cili luajti në Filmat “Carry On”, “Doctor Who dhe “The Railway Children”, ka vdekur në moshën 93 vjeç.

Cribbins u bë një i preferuar me audiencën e re në të gjithë vendin si narratori i Wombles dhe gjithashtu bëri më shumë se njëqind paraqitje në serialin e filmave për fëmijë “Jackanory”.

Ai fitoi një gjeneratë të re të tifozëve, duke luajtur Wilf, gjyshin e personazhit të Catherine Tate, Donna, përballë Doktorit të David Tennant në Doktor Who.

Një deklaratë nga agjensia e tij, Gavin Barker Associates, tha: “Kontributi i Bernardit në argëtimin britanik është pa diskutim. Ai ishte unik, përfaqësuesi më i mire i brezit të tij dhe do të mungojë shumë nga të gjithë ata që kishin kënaqësinë të njohin dhe të punojnë me të. “