U përplas për vd ekje nga makina teksa po udhëtonte me biçikletë, ja kush është vik tima në Shkodër


Zbardhet identiteti i viktimës në Shkodër, ku një 31-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u përplas me makinë. Ajo udhëtonte me biçikletë.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.