Shqipëria përfshihet nga i nxehti afrikan, dita e sotme shënon temperatura maksimale


Vijojnë të jenë prezente edhe këtë të mërkurë masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehte gjatë paradites.

Sakq, në pjesën e dytë të ditës do të kemi kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat pritet të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore.

Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe tepër të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.