Shkarkohet gjyqtari i njohur në Tiranë, djali i ish-kreut të Gjykatës së Lartë


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës Altin Abdiu.

Ai është djali i Fehmi Abdiut, ish-kreu i Gjykatës së Lartë.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 Abdiu shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.