Një orë e gjysëm në pyetje/ Ish-kryebashkiaku i PS lë me nxitim ambientet e SPAK


Ish kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, sapo ka lënë ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje prej gati 1 orë e gjysmë.

Muharrem Rama, ish-kryebashkiaku i Dibrës, është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e strukturës antikorrupsion.

Rama është futur vetëm në SPAK, pa shoqërinë e ndonjë avokati nga dera kryesore e institucionit dhe qëndrojë aty ku u mor në pyetje për gati 1 orë e gjysme.

Për çfarë çështjesh ka dhënë

Sipas informacioneve ish-kryebashkiaku u pyet nga seksioni i korrupsionit që është ngritur në SPAK, ku prezent përveç prokurorit kanë qenë edhe dy agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pyetur nga SPAK edhe për hetimet që po kryhen për koncesionin e sterilizimit, pasi ish kryebashkiaku ka qenë mjek dhe drejtor i Spitalit të Dibrës, prej disa vitesh.

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin.