Ngjarje e tmerrshme”/ Gjenden të vde kur 46 emigrantë në një kamion


Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas.

Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital.

Të mbijetuarit kanë qenë “të nxehtë në prekje” dhe kanë vuajtur nga nxehtësia e madhe.

San Antonio, qytet rreth 250 kilometra nga kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, është rrugë kryesore transiti për kontrabanduesit e njerëzve.

Trafikuesit zakonisht përdorin kamionë për të transportuar migrantët pa dokumente, pasi të kenë kaluar në SHBA.

“Ata kanë pasur familjet me vete.. me siguri kanë qenë në kërkim të një jete më të mirë”, ka thënë kryetari i San Antonios, Ron Nirenberg.

“Është ngjarje e tmerrshme, tragjedi njerëzore”.

Autoritetet kanë arritur në vendin e ngjarjes pas raportimeve për kontrabanduesit e njerëzve.

Trafikuesit zakonisht përdorin kamionë për të transportuar migrantët pa dokumente, pasi të kenë kaluar në SHBA.