Me makinën plot me dr ogë drejt Italisë, kapet në Ancona shqiptari, ishte nisur nga Durrësi


Sekuestrohen 24 kg heroinë në Portin e Ankonës. Arrestohet një 50-vjeçar shqiptar që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip mercedes.

Shqiptari zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga Guardia di Finanza është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave.