Aksident në Shkodër, humb jetën një grua


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Shkodër-Koplik.

Mësohet se një grua ka humbur jetën ndërsa po udhëtonte me biçiklete dhe është përplasur nga një automjet.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
 
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.