Korçë/ Burri akuzon gruan për vjedhje, policia i gjen 2 milion lekë të fshehura


Një grua dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në shtëpinë e bashkëshortit të saj në Voskopojë.

Mësohet se 41-vjearja A.N banuese në Korçë ka marrë nga shtëpia një shumë parash që sipas bashkëshortit që ka bërë dhe denoncimin në polici kapin vlerën e 20 milion lekëve.

Pas arrestimit, gruaja nuk i ka pranuar akuzat por policia i ka gjetur rreth 2 milion lekë të fshehura të cilat dhe janë sekuestruar tashmë.