“Je rasti i 15 në Shqipëri!” Ish-deputeti rrëfen ngjarjen që la gjurmë në jetën e tij


Ish deputeti dhe gazetari Mitro Çela ka rrëfyer një ngjarje të jetës së tij, konkretisht bisedën me një mjek dhe dyshimet e këtij të fundit për kancer.

Postimi i Çelës

UNË ME KANCER -VDES DOKTORI?!

-Dje dola pozitiv. Dy herë në dy vjet. Me dy vaksina.

Izolim dhe koqe tre herë në ditë.

Mendja në trup të sëmurë ndjell kujtime-

Shkurt 1987.

U sëmura. Flamë. U shtrova në Sanatorjum. Fut gjilpëra. Përtyp koqe. Pa derman.

Duhej bërë biopsi.

Më futën nga hunda një sondë. Morën pak mushkëri.

E çuan në laborator.

U hap fjala:

-Mitroja ka kancer?!

-Nuk mund të flas,-tha doktor Karalliu! Bën vaki të dali kancer,-i tha Filipit.

Filipi e çoi haberin në gazetë. Po nga gazeta më solli haberin:

-Mitro Xhani? I ngre nuk i ngre patkojtë, në gazetë ta zunë vendin?!

Nekrollogjinë e kam gati. Do ti hedhësh një sy?

-Nga që më donte, e kishte tharë. Qamë të dy. Ai më shumë.

-Pas teje, do qaj vetëm kur të vdesi Koço Devole…

Pas 21 ditëve erdhi biopsia.

Doktor ngriti supet:

-Çudi! Nuk doli kancer? Po pse mushkëritë nuk zbrazen?!

Pas dy ditësh doktori erdhi tek shtrati. I ndriste nuri:

-E gjetëm. Ke sarkoidozë! Sëmundje siedeze! Je rasti i 15 në Shqipëri! Hata!

Karalliu bëri epikrizën. Një grusht me kortizone.

Çdo ditë mi jepte infermerja.

Çdo natë i hidhja në hale.

Me këtë skenar kaluan tre muaj.

Erdhi maji. Diell. Ajër i pastër. U shërova.

Dola nga spitali. Karalliu më dha recetën: kortizone. Kur u ndamë më tha:

-Mitro! Më befason. Kush pi kortizone-trashet. Ti-thahe! Do bëj një studim…

Në vitin 1991u bëra deputet. Ha o xhupe, po o xhupe, llafoste Nastradini.

Shkova në Romë. Dy javë në spitalë. Më tha doktori:

-Ke kaluar një të ftohtë të vjetër. Pak mushkëri e ke të kalçifikuar. Pa merak. Kujdes. Ruaju nga moti dhe mos tradhëto gruan?!

10 vjet më vonë. Në bulevard takova doktor Karalliun.Zgurdulloi sytë:

-Gjallë Mitro!…

-Gjallë!

-11 të sëmurët nga sarkoidoza kanë shkuar tek të shumëtit. Ti?!

-Doktor! Më duke pak i verdhë?! Kujdes! Ruaj shëndenë.

Kaluan disa vjet. Nje ditë shkuam në sanatarjum me Filipin.Tek dera një shpallje:

-Vdiq doktor Karalliu!

-Kudh e nisi e kush e bitisi,-ngrysi vetullat Filipi…