I ‘fundosi’ biçikleta 5000 euro/ Arrestohen 4 të rinj në kryeqytet


Mateo Dedaj, Eno Cenolllari, Dejvid Luca dhe Kevin Matraku kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme nën akuzë për vjedhjen e disa biçikletave në Tiranë. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe një 19-vjeçar, bashkëpunëtor i tyre.

Të rinjtë, të moshave 19 dhe 20 vjeç vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ajo që i çoi në pranga ishte vjedhja e fundit, ku shënjestër ishte një biçikletë me vlerë 5000 euro.

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve.