E reja gjen ‘belanë’ me fillerin e buzëve: U frynë 4 herë më shumë seç thanë mjekët (FOTO)


Një vajzë e re britanike ka mbetur ekstremisht e zhgënjyer nga mbushësi i saj i buzëve, pasi fytyra e saj është kthyer si fytyra e një kukulle dhe të gjithë po e thërrasin “buzëpeshk”.

Edhe vetë mjekët nisën të qeshin me Charis Evans teksa ajo i shprehu shqetësimin se ‘fytyra e saj ishte e shkatërruar’.

Evans, pretendon se ka marrë filler buzësh që kur ishte 20 vjeç, pasi ishte “trend” dhe pagoi 90 paund për ndërhyrjen e saj të tretë me injeksion në buzë, por pas saj ajo nuk ishte në gjendje të konsumonte ushqim pasi buzët u frynë në përmasa të frikshme dhe e “përvëlonin” teksa hante gatime pikante.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas saj brenda disa orësh buzët kishin arritur katërfishin e madhësisë së tyre normale dhe i ndjente sikur do t’i shpërthenin.

Pas trajtimit në spital ajo u detyrua të mbante një maskë 24/7 për të fshehur ënjtjen, për të cilën 22-vjeçarja thotë se filloi të qetësohej pas një jave por ajo vazhdon të vuajë pasoja minimale.