E pazakontë/ Subjekti i OFL dërgon të gjithë fshatin në gjyq, 240 persona zbarkojnë si dëshmitarë


I gjithë fshati në gjyq. Është kjo historia e pazakontë e një procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Bëhet fjalë për një dosje të Operacionit Forca e Ligjit (OFL), ku Struktura e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali.

Për të justifikuar dy shtëpitë, një garazh dhe një automjet, si dëshmitarë janë thirrur 240 fermerë të fshatit Kozare në Kuçovë.

Deri më tani janë pyetur rreth 120 prej tyre. Fshatarët kanë dëshmuar se pagesën për korrjen e grurit dhe të mbjellat, Bektashit ja jepnin në dorë dhe se punët i bëjnë vetë pasi të rinjtë kanë emigruar.

Ata kanë thënë se Bektashi ka korrur grurin në fshat që prej 1991-shit dhe se këtë vit është rritur çmimi për shkak të shtrenjtimit të naftës.