Ç’po ndodh? Arjan Konomi përfundon në spital: Ka ndodhur një fatkeqësi


Arjan Konomi, opinionisti i njohur ka përfunduar në spital gjatë pushimeve të tij në Jordani. Konomi ka treguar në Instagram se për shkak të një fatkeqësia ai ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të rëndësishme në krah. Ai ka treguar se tani gjendja e tij është më mirë por ai rrezikonte të humbte krahun.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni ndodhem në kushte jo të mira, Më duhet të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Nodhem në spital të Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba për pak, por për fat të mirë ka shpresë akoma. Nuk di se çfarë t’ju them tjetër por nëse ju kam munguar në Instagram është për këtë arsye”, ka njoftuar ai.