Çelja e negociatave për Shqipërinë, kryeministri shfaq nota pesimizmi


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, atje ku do të mbahet edhe samiti i BE ku do të vendoset nëse do të çelen apo jo negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jua kam thënë dhe po e përsëris, përkundër optimizmit të ngutur të disave dhe këtu në Bruksel, nuk pres që të zgjidhet asgjë në Bullgari. Por ndërkohë nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës, nën vështrimin e 26 shteteve të tjera, që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë në romanin e famshëm. Do të jetë një motiv. Do flasim më vonë kur të kemi konferencën për shtyp.”, tha Rama.