“Burg përjetë për autorin” Ekzekutimi që tronditi Tiranën, Klodiana Lala zbulon informacionin


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Përparim Ademin.

Ai akuzohet se vrau dy motra në Astir, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Ngjarja ndodhi më 31 dhjetor të 2020.

Ndër të tjera janë zbardhur dëshmitë e djalit të Zhaneta Metanit dhe gruas së Përparim Ademit.

Drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e Zhanetës ka pasur një debat dhe dy motrat ia kanë bërë të qartë Përparimit se duhet të ndërpriste marrëdhënien me ta. Ishte hera e fundit që shkonte tek ata. Ai është larguar dhe deri një ditë para vrasje, domethënë më 30 dhjetor, nuk ka pasur me komunikim dhe takim me to.

Më 30 dhjetor në mëngjes ai ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur në mëngjes herët kur ajo del për pune. Vetë përparimi ka treguar se e ka marrë Zhanetën dhe e ka futur në makinë duke e kërcënuar me thikë. Në Kërrabë të Tiranës sipas Ademit i ka kërkuar që të riktheheshin dhe të shkëputej nga personi tjetër që dyshonte se kishte lidhje. Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas kanë shkuar në Hotel.

  1. Metani, djali i Zhaneta Metanit, i cili ishte dëshmitar në vendngjarje mëngjesin e 31 dhjetorit, ka rrëfyer se mamaja fillimisht i kishte thënë që Përparimi Ademi ishte babai i tij por më vonë e kishte kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë. Babanë nuk e kishte njohur kurrë.

Vjollca Telo, gruaja e Përparimit tregon se e ka marrë vesh lidhjen nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur familjen. Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca ishte i mërzitur.

Kujtojmë se dje Gjykata Penale ka caktuar “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili ekzekutoi në vigjilje të Vitit të Ri me një breshëri plumbash motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e ndërrimit të viteve në rrugën “Bajram Tushi”, në zonën e Astirit në Tiranë. Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se në momentin e ngjarjes kanë qenë edhe dy të miturit 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e Zhanetës.