Alarm në Shkodër/ Ja çfarë gjeti policia në rrugë, dalin informacionet e para


Policia ka gjetur një pako të dyshimtë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.

Ende nuk dihet se çfarë përmban objekti në fjalë, ndërsa janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet përkatëse.

Në vendngjarje ka mbërritur forcat policore, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.