Aksidentoi për vde kje vajzën me biçikletë në Shkodër, arrestohet 47-vjeçari


47-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje një kalimtarë mbrëmjen e djeshme në në aksin Shkodër- Koplik, është arrestuar nga policia.

Në pranga ra G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, ku ai aksidentoi me pasojë vdekjen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.