U gjetën të plagosur në rrugë në Itali, kush janë dy shqiptarët (EMRAT)

Aosta

Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur në rrugë në Pescara të Italisë. Bëhet fjalë për Elvis Balanin, 41 vjeç dhe Leon Cako, 39 vjeç. Fatmirësisht ishte një kalimtar i rastit ai që i pikasi dy të plagosurit me thikë në rrugë, ndërsa më pas i dha ndihmën e parë duke i çuar dhe në spital.

Mediat e huaja raportojnë se 41-vjeçari Balani ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, si dhe zbardhjen e motiveve të plagosjes së shqiptarëve.