“Tërbohet” moti në këtë shtet/ Breshëri zbardh rrugët, trashësia shkon në 15 centimetra


Europa dhe Ballkani po përballen me temperaturat e nxehta të cilat i përkasin zyrtarisht stinës së verës.

Por mesa duket Italia ndodhet në një tjetër situatë.

Provinca e Trevisos është zbardhur në orët e para të mëngjesit nga breshëri.

Stuhia ka arritur në Asolo prej orëve të mbrëmjes së të martës dhe ka vazhduar dhe në orët e para të mëngjesit, duke sjellë me vete erëra të forta, përmbytje dhe në disa zona edhe breshër me kokrriza disa centimetra.

“Nata e bardhë”, e përcaktoi kryebashkiaku Mauro Migliorini. Në qytetin kodrinor, stuhia e së martës në mbrëmje shkarkoi shi dhe breshër në sasi të tilla që zbardhën rrugët.

“Pamje surreale që duken sikur janë bërë në mes të dimrit”, shkruan Corriere Della Sera, duke thënë se borëpastrueset janë futur punë për të hapur rrugët. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar

Në Vicentino, zjarrfikësit u angazhuan natën mes të martës dhe të mërkurës në ndërhyrje veçanërisht në zonën e Montecchio Maggiore dhe Arzignano për shkak të përmbytjeve dhe disa makinave të bllokuara në nënkalime.

Gjithashtu në zonën Bassanese, në Romano d’Ezzelino, Bashkia ka aktivizuar shërbimin e urgjencës për të pastruar rrugët nga mbeturinat dhe kazanët e përmbytur. Era e fortë shpërtheu edhe disa panele elektrike, duke nxjerrë jashtë përdorimit ndriçimin publik në disa zona .