Sot finalja e Conference League/ Ja shifra marramendëse që fiton klubi që do të ngrejë trofeun


Sot në mbrëmje Roma dhe Feyenoordi do të përballen në stadiumin “Air Albania” me rastin e finales së Conference League.

Prej vitesh për të dy ekipet mungon një trofe europian.

Nga ana e përfitimeve financiare, fituesi do të marrë 5 milionë euro.

Ndërsa vendi i dytë do të fitojë 3 milionë euro.

Që nga faza e grupeve UEFA ka paguar çdo skuadër për çdo tur të kaluar në këtë kompeticion, që do të mësojë fituesin e trofeut sot në mbrëmje në orën 21:00. Sa i përket trofeut, ai është i veçantë sepse është krijuar për herë të parë.

DETAJE NGA TROFEU – Trofeu i UEFA Europa Conference League është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 gjemba gjashtëkëndorë – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza. Skuadra fituese shpërblehet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit fitojnë një vend në fazën e grupeve të Europa League 2022-‘23, nëse nuk janë kualifikuar përmes kompeticioneve vendase.