Shkaktuan kaos në Tiranë/ Zbulohet emri, ja kush i “drejtonte” ultrasit holandezë (FOTO)


Pasditen e djeshme, Tirana është përballur me skena dhune.

Ato janë shkaktuar nga tifozët holandezë dhe italianë, të cilët mbështesin respektivisht Romën dhe Feyenoordin, skuadra që do të përballen sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” me rastin e finales së Conference League.

Të pamësuar me të tilla skena, policët e kanë patur të vështirë që të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë në rrjet ka plasur humori me situatën e krijuar, edhe pse ka gjasa që mund të përsëritet sërish këtë mbrëmje, pas rezultatit të sfidës.