Rusia i ndërpret Finlandës furnizimin me energji elektrike, shkak anëtarësimi në NATO


Rusia ka marrë vendimin për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Finlandë.

Sipas operatorit të rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO do të ndalojë furnizimet për shkak të problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike që shitet në treg.

Raporti i BBC thotë se njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për tu bashkuar me NATO.

Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.