“Pse më sheh” Si nisi sherri në lavazh mes 6 personash në Bulqizë, policia zbardh detajet


Sherri mes 6 personave në një lavazh në Bulqizë mëngjesin e sotëm ka nisur për motive të dobëta.

Ngjarja u shënua në lagjen “Gjeologu” ku mësohet se disa të rinj janë konfliktuar me pronarin e një lavazhi vetëm 50 metra larg rajonit të policisë.

Në spital janë paraqitur dy persona me fraktura të ndryshme ku njëri nga këto ishte pronari i lavazhit Erblin Tançi. Ndërsa i plagosur është nisur në drejtim të spitalit të Peshkopisë për një mjekim më të specializuar, pasi në Bulqizë mungojnë mjekët specialist.

Gjashtë të rinj u përfshinë mëngjesin e sotëm në konflikt me njëri-tjetrin. Dy prej autorëve u vunë në pranga dhe do të akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç,  të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.