Plas në komisariatin nr.3 në Tiranë, polici plagos kolegun


Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë.

Teksa në Kombinat një person u plagos, një ngjarje e rëndë u regjistrua në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet, ku një polic ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.