Plagosja e 60-vjeçarit në Kombinat, autori efektiv i FNSH-së!


Policia ka sqaruar ngjarjen në Kombinat ku është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.