Përse polici i ri qëlloi mbi kolegun/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në komisariat


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku një punonjës policie ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij, pas një konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve.

Sipas tch punonjësi Çaush Saliasi fillimisht është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Autori Ludian Zaimi ndodhet në komisariat, ndërsa në vendngjarje janë dëgjuar gjashtë të shtëna.

Sipas informacioneve, të dy janë policë të patrullës së përgjithshme, ndërsa viktima ishte në prag pensioni. Autori ka një vit e gjysmë në polici, kurse viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.