Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra


Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në Selenicë, ndërsa magnituda ishte 3.3 ballë. Sa i përket thellësisë fokale ajo ishte 23 km.

Të herëpashershme kanë qenë tërmetet gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

Në datën 4 maj u ndjenë 2 tërmete. I pari ka qenë 3.4 në Lezhë dhe 3.5 tërmeti i dytë në Shkodër.