Ndërron jetë polici që u qëllua nga kolegu/ Si nisi sherri mes tyre


Një punonjës policie ndërroi jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij, pas një konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve.

Punonjësi i dëmtuar Çaush Saliasi është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit ku humbi jetën, ndërsa autori Ludian Zaimi ndodhet në komisariat.

Në vendngjarje janë dëgjuar gjashtë të shtëna. Sipas informacioneve, i plagosuri është polic në prag pensioni.

Pas ngjarjes në Komisariatin nr.3, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mbërritur atje.