“Mund të jetë shënjestra e rradhës” Artan Hoxha zbulon emrin e kryebashkiakut që pritet të jetë në hetim nga SPAK


Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot zhvillimet më të fundit politike në vend.

“Akuzat e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama në drejtim të SPAK tregojnë se qëndrimi i mbajtur deri më sot nga mazhoranca për Reformën në Drejtësi nuk ka qenë i sinqertë., u shpreh Hoxha.

Ndërsa solli në vëmendje se në këto tre vite jemi mësuar që SPAK të sulmohet nga opozita, Hoxha tha se Rama e tregoi vetë (pa dashje) se përse sot po e drejton gishtin nga SPAK-u.

“Reagimi i Ramës la të kuptohej që ka diçka që nuk shkon. Pse po hetoni vetëm në oborrin tonë? Përgjigja e Ramës pse po sulmohet SPAK pikërisht tani. Dvorani, rasti që u mor se është një gjyqtar që u mbështet nga ambasada amerikane.  Ajo që tha i dekonspiroi planin që kishte në kokë.”, deklaroi Hoxha.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së, kreu i të majtëve tha se do të ketë edhe kryetarë bashkish që do të hetohen. Dhe, një prej tyre sipas Artan Hoxhës mund të jetë Dritan Leli.

“Mund të jetë Vlora. Leli ka refuzuar të dorëhiqet, mund të jetë objektiv i kryeministrit. E vetmja zgjedhje është një procedim…”, paralajmëroi Hoxha.