Kush do të fitojë? Ndeshja Roma-Feyenoord, astrologia Meri bën parashikimin e bujshëm


Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë sot një parashikim për ndeshjen finale të Conference League  që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

Sipas saj, shanset më të mëdha i ka Feyenoord, pasi ekipi i përket shenjës së Gaforres.

Meri shtoi gjithashtu se dhe Roma, e cila është nën shenjën e Binjakëve, do të ketë shkëlqimin e saj.

Por astrologia u shpreh se Jupiteri, planeti i fatit do ti japë fitoren Feyenoordit.

Meri: Është Mërkuri i kundërt dhe duhet patur kujdes. Kush do gabojë më pak do fitojë. Roma është skuadër në shenjën e Binjakëve dhe Mërkuri i kundërt e penalizon disi. Kurse Feyenoord është në shenjën e Gaforres dhe ka një lloj shkëlqimi. Edhe Roma ka shkëlqim se është Dielli në Binjak, por Gaforrja e ka aty ku duhet shkëlqimin.

Roma duhet të jetë shumë e vëmendshme që ta kapë këtë energjinë e bukur të Diellit dhe të ketë kujdes mos t’ja marrë fitoren papritur Gaforrja, e cila ka Jupiterin në shtëpinë e 10, që është shtëpia e kurorëzimeve, fatit. Astrologjikisht kur një planet është në shtëpinë e 10 ti merr maksimalen në atë që reklamon, merr pushtetin, famën.