Ishte parashikuar të mbahej nesër, Kuvendi del me njoftimin e papritur për seancën plenare


Seanca plenare që ishte parashikuar për nesër nuk do të  zhvillohet.

Kuvendi bën të ditur me anë të një njoftimi për mediat, se punimet do të mbahen një datë tjetër.

“Ju njoftojmë se seanca  plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e  punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet.

Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjetër që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Institucioni nuk jep sqarim për arsyet e anulimit të punimeve të ditës së nesërme.