Ishte nisur drejt Shqipërisë, fundoset në brigjet e Barit anija, 5 të zhdukur


Një tragjedi është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës në brigjet e Barit. Mediat italiane shkruajnë se si pasojë e një aksidenti, të shkaktuar nga trazirat e detit, është fundosur një anije, ku rezultojnë të zhdukur 5 persona.

Sipas raportimeve, anija kishte destinacion Shqipërinë. Komandanti i anijes, i identifikuar si një 63-vjeçar nga Katania u shpëtua nga një tjetër anije që shkoi menjëherë në det të hapur pasi mësoi ngjarjen. Ndërkohë, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur. Në afërsi të vendit ku ndodhi fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.