I riu tenton të futet me dhu në në Kryeministri, godet gardistin


Një 32-vjeçar ka tentuar një ditë më parë të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë.

Mediat raportojnë se i riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës i cili shërben te dera e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda ambienteve të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.