Hiqet nga Lana autobusi që u përfshi në aksident, Veliaj: Do ta rikthejmë sërish!


Autobusi që shkaktoi aksidentin e frikshëm pak ditë më parë në Tiranë, është zhvendosur nga brigjet e Lanës me kërkesë të prokurorisë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se autobusi do të rikthehet sërish aty, menjëherë sapo prokuroria të kryejë hetimet e nevojshme në lidhje me gjendjen autoteknike të mjetit.

“Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbreme! Do te rikthehet ne perfundim te hetimeve po aty, si instalacion per kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj.

Si pasojë e aksidentit mes autobusit dhe një mjeti tjetër, 5 persona mbetën të lënduar lehtë, fatmirësisht pa pasoja për jetën.