“Duam bileta” Me tufa eurosh në dorë, ja çfarë po bëjnë tifozët ‘e çmendur’ sot në Tiranë


Një pjesë e huliganëve holandezë dhe tifozëve italianë nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë për finalen e madhe Roma-Feyenoord që do të luhet sot në stadiumin “Air Albania”.

Ata kanë dalë me tufa eurosh në duar në Tiranë, në këmbim të një mundësie hyrjeje.

Të huajt janë duke kërkuar bileta në treg të zi.

Teksa mbajnë tabela që shkruajnë: DUAM BILETA, tifozët janë të gatshëm të ofrojnë 1000-2000€.

Biletat e ndeshjes janë mbaruar brenda një ore që nga momenti i hapjes së procesit të blerjes së tyre dhe po shiten me çmime stratosferike në treg të zi.