Doni të udhëtoni në Greqi? Ky është vendimi më i ri që ka marrë shteti fqinj


Greqia ka vendosur të heqë të gjithë dokumentet që lidhen me Covid për qytetarët shqiptarë, si kusht për të hyrë në vendin fqinj.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria jonë e Jashtme.

Njoftimi:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.