“Do të bëjë punën” Debatet për zgjedhjen e presidentit të ri, Ilir Meta flet për pasuesin e tij


Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat pas pjesëmarrjes në një event ku e pranishme ishte edhe homologia e tij nga Kosova, Vjosa Osmani.

I pyetur nga gazetarët për procesin e zgjedhjes së pasuesit të tij, Meta tha se është i bindur që parlamenti do të përmbushë me përgjegjësi maksimale detyrimet e tij brenda afateve kohore.

“Besoj se parlamenti i di detyrimet e tij dhe do ta përmbushë me përgjegjësi maksimale brenda kohës së duhur…Besoj se parlamenti do të bëjë punën e tij dhe unë do vijoj të bëj punën time deri më 24 korrik.”, u shpreh Meta.